E premtja e zezë, qindra besimtarë ortodokë në Korcë në rrugëtimin e Epitafit

3 Maj 2024 | 20:05

Qindra besimtarë ortodoksë janë bërë pjesë e së premtes së zezë që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.

Rrugëtimi i Epitafit ka filluar me grumbullimin e besimtarëve ortodoksë të pesë kishave në sheshin përballë katedrales “Ringjallja e Krishtit”, me pas besimtarët por dhe shumë qytetarë korçarë përfshi këtu edhe ata të besimeve të tjera fetare kanë lëvizur përgjatë pedonales dhe bulevardeve “Fan Noli” e “Republika” në 14 ndalesat e mundimeve të Jezu Krishtit.

Ceremoninë e së Premtes së Zezë e ka drejtuar Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës Hirësia e Tij Imzot Joan Peleshi.

Epitafi simbolizon rrugëtimin e mundimshëm të Krishtit deri në kryqëzimin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026