Basha: Simboli famëkeq me 3 gishtat i përdorur nga Vuçiç, sinjal i keq për paqen
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka folur për procesin e sigurisë në rajon, në statusin e tij në Facebook, ka reaguar edhe për shfaqjen e presidentit të Serbisë me simbolin famëkeq të tre gishtave në Asamblenë e OKB-së, ku u votua rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.
Basha tha se Serbia synon ndarjen e Republikës Srpska, destabilizimin e Malit të Zi dhe Kosovës, sipas skenarit të dështuar të Banjskës.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria duhet të luajë një rol proaktiv në rajon dhe të mos ngurrojë në mbështetjen e Kosovës.
“Shfaqja e presidentit Vuçiç me simbolin famëkeq të tre gishtave, të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë”, – shkruan kryetari i PD.
“Projektet e botës serbe të artikuluara nga Vuçiç dhe Dodik synojnë ndarjen e Republika Srpska, destabilizimin e Malit të Zi dhe Kosovës, skenar i cili nisi, por dështoi në veriun e Kosovës më 24 shtator 2023”, tha më tej Basha.
“Shqipëria duhet dhe do të luajë një rol më proaktiv në rajon dhe nuk do të ngurrojë në mbështetjen e saj ndaj Kosovës”, – shprehet Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta