Berisha u drejtohet emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë

24 Maj 2024 | 21:32

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se diaspora shqiptare nëpër botë ka një peshë shumë të madhe në historinë e vendit tonë.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës para mbështetësve poshtë banesës së tij, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ me akuzën për ‘korrupsion’.

Berisha tha gjithashtu se emigrantët shqiptarë janë autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të dinjitetit njerëzor, zëdhënësve të të vërtetave të një kauze të drejtë.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platformës të fjalës së lirë, që çdo natë shpërndajnë të vërtetat e mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët në të katër anët e dheut.

Të dashur miq, sonte unë dua t’u drejtohem në emër tuaj, në emër të PD, emigrantëve dhe anëtarëve të diasporës shqiptare kudo që janë.

Si fillim dua të heq mënjanë një keqkuptim si ish-president, ish-kryeministër, më duhet të them se emërtimi juaj emigrantë apo diasporë është një zvogëlim i asaj çka ju përfaqësoni në të vërtetë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Sepse rëndësia jetike që ju keni për kombin, roli që keni pasur në historinë e Shqipërisë tejkalon atë të çdo diaspore tjetër në botë.

Prandaj doja që në fillim të bëja këtë sqarim.

Ju përfaqësuesit e emigracionit dhe diasporës ishin zëri i vetëm i kombit shqiptar 45 vite pa zë në botë.

Ju u bëtë zëdhënësit e lirisë të një kombi të shtypur dhe kontribuat me të gjithë mundësitë tuaja që diktatura të shembej.

Por, historia e demokracisë shqiptare është gjithashtu një epope heronjsh dhe guximtarësh që u larguan në emigracion.

Shpesh flitet për guxim epik të studentëve të dhjetorit, dhe u garantoj se ai guxim epik ishte.

Por nuk flitet aq sa duhet se ky guxim u inspirua nga rebelimi juaj epik, nga kryengritja juaj epike kur thyet Murin e Berlinit në Tiranë dhe vërshuat në oborret e ambasadave të vendeve të lira.

Ju nuk jeni thjesht emigrantë ju që u larguat në ambasada.

Ju ishit autorë të kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri.

Ju ishit fitili që eksplodoi revolucionin antikomunist shqiptar. Rrezikuat asokohe 99 përqind jetën tuaj për 1 përqind shans lirie.

Dhe atë 1 përqindësh e shndërruat në ëndrrën epokale të Shqipërisë për liri, dinjitet dhe demokraci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026