Gjendet i pajetë 42-vjeçari në Kavajë, dyshohet të jetë përplasur nga një makinë

26 Maj 2024 | 12:09

Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.

Sipas burimeve nga Policia, 42-vjeçari është banues në Lushnjë dhe dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Ndërkohë po punohet për arrestimin e drejtuesit të automjetit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit,  kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026