Takimi i Ramës në Milano, Basha: Vota e diasporës detyrim kushtetues
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Itali i cili foli për “disa gojë” që flasin për “narko-shtet dhe eksod të shqiptarëve në këto 10 vite”, duke i cilësuar deklaratat të pavërteta dhe dashakeqëse.
Sipas Bashës, ai fajësoi këdo për dështimin e tij dhe shpopullimin e vendit, duke u shfaqur si “një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”.
“Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja”, shprehet Basha.
Ndër të tjera Basha shkruan se vota e diasporës është një detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta