Goditet grupi i trafikut të kanabisit, në pranga dhe një punonjës policie
Katër shtetas mes tyre dhe një punonjës policie, u arrestuan nga policia e Fierit këtë të hënë në kuadër të një operacioni anti-kanabis.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se të arrestuarit janë të dyshuar për akuzën “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Në hetimet e mëtejshme policia ka mësuar se punonjësi i policisë L. G., kishte një banesë të marrë me qira nga ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
“Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. E përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi në deklaratë e bërë AMP.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset