Çuçi prezanton rezolutën anti-korrupsion: SPAK s’mund të jetë i vetmi që e lufton
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, paraqiti në seancën e posaçme të kësaj të hëne, rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga maxhoranca.
Çuçi në fjalën e tij vlerësoi arritjet e reformës në drejtësi, por shtoi se SPAK nuk mund të jetë instrumenti i vetëm që lufton korrupsionin.
“Reforma në Drejtësi që PS konceptoi, udhëhoqi, mbështeti dhe vazhdon të mbështesë është padyshim akti historik më i guximshëm i një force politik për ta bërë Shqipërinë një shtet modern.
Askush nuk mund ta mohojë se drejtësia vepron mbi pushtetin dhe e pavarur nga pushteti. Megjithatë SPAK nuk mund të jetë instrumenti i vetëm për të pasur sukses në çrrënjosjen e korrupsionit. Që nga marrja e detyrës nga kjo maxhorancë ka filluar dhe vijon pa ndërprerje reformimi i gjithanshëm i qeverisjes”, tha Çuçi.
Kreu i grupit të PS theksoi se në luftën kundër korrupsionit është bërë shumë, por beteja nuk është fituar ende.
“Arritjet në luftën kundër korrupsionit tregojnë se shteti ka fituar shumë terren të krahasim me vitet rrumpallë e pseudo-demokratike. Ne kemi bërë shumë dhe kemi arritur jo-pak, jo se e themi ne, por se e thotë vendimi më i rëndësishëm i BE për çeljen e negociatave. Nuk çeleshin kurrë negociatat nuk do të kishte ndryshuar si dita me natën.
Është bërë vërtet shumë, por më lejoni të ndalem vetëm në një moment historik në transformimin digjital. Janë shembulli më domethënës për mbrojtjen nga korrupsioni endemik që prekte këdo kur ne erdhëm në qeverisjen e vendit”, tha Çuçi.
Ai shtoi se rezoluta konsiston në një valë të re reformimi të institucioneve publike me përfshirjen e të tre pushteteve të pavarura.
Çuçi tha se rezoluta është bërë në konsultim me partnerët dhe do të çojë përpara procesin e shtetbërjes evropiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta