Rezoluta anti-korrupsion, gazetarja: Si lindi ideja dhe takimi i Rama-Xhafaj

25 Maj 2024 | 21:10

Temë e emisionit Review në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama dhe që pritet të kalojë ditën e hënë në parlament.

E ftuar në studio, gazetarja Esiona Konomi zbuloi dhe detaje nga përpilimi i kësaj rezolute nga ana e maxhorancës socialiste.

Konomi theksoi se reforma shtet-ndërtuese është paraqitur si ide përmes disa editorialave të bëra në vitin 2022 nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Xhafaj propozonte se duke parë përhapjen e korrupsionit, Shqipëria ka nevojë për një tjetër reformë pas asaj në drejtësi, që është reforma do të rregullojë sistemin dhe jo individin.

Sipas gazetares, Xhafa në atë kohë ishte distancuar nga kryeministri, por ky i fundit zgjodhi ta afronte sërish duke e ftuar në një takim.

Pas takimit ideja e dhënë në shtyp prej deputetit socialist për shtet-ndërtimin, u formulua si një non-paper dhe iu dërgua selive diplomatike nga kryeminsitri Rama.

“Në vitin 2022 Fatmir Xhafaj bënte në shtypin e shkruar editoriale ku thoshte se korrupsioni ka prekur çdo nivel shtetëror dhe nuk mjafton reforma në drejtësi por duhet një reformë shtet-ndërtuese që vijon reformën në drejtësi dhe që nuk ndreq individin por ndreq sistemin, duke bërë funksional shtetin e së drejtës. Në atë kohë Xhafaj ka pasur dhe një takim në DASH për të promovuar këtë ide. Por në atë kohë Fatmior Xhafaj nuk ishte më njeri ndikues te Edi Rama, por ishte një njeri i lënë në një cep, që s’e dinte as nëse do të bëhej deputet.

Këtë nevojë për rindërtimin e shtetit ne nuk e dëgjuam më, vetëm në momentin që dëgjuam  për një takim të bëftë vere të zotit Rama me zotin Xhafaj që nuk e kuptuam pse ndodhi. Zoti Xhafaj u kishte thënë miqve të vetë se nuk e dinte pse zoti Rama e kishte thirrur. Kjo ishte një shkëndijë e parë e shkrirjes së marrëdhënieve mes tyre.  Më pas kryeministri Rama i dërgoi një non-paper ndërkombëtarëve se si shteti shqiptar kishte nevojë të bënte atë që zoti Xhafa kishte thënë në vitin 2022”, tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026