A do ta votojë PD rezolutën anti-korrupsion të Ramës? Përgjigjet Jorida Tabaku
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS, që do të kalojë të hënën në parlament.
Tabaku tha në fjalën e saj se Partia Demokratike duhet të jetë pjesë e procesit dhe nuk duhet ta bojkotojë atë. Ajo apeloi që PD të kujdeset që kjo nismë t’i shërbejë integrimit duke u bërë në konsultim me partnerët dhe me shoqërinë civile, dhe jo të përdoret për fushatë nga Partia Socialiste.
“Unë besoj se gjithmonë për opozitën është më mirë të jetë pjesë e procesit se të mos jetë. Ne e kemi provuar se çfarë do të thotë kur opozita nuk është pjesë, e kemi provuar në zgjedhje, e kemi provuar jashtë parlamentit, e kemi provuar në komisione. Ne së pari duhet të kemi një qartësi për mënyrën si do të funksionojë ky komision. Duhet të kemi parasysh që gjërat që bëhen për fushatë nuk janë të qëndrueshme në kohë dhe ne duhet të kujdesemi që çdo gjë që bëhet për procesin e integrimit, të bëhet në konsultim me shoqërinë civile dhe të kethehet në një diskutim mbarëkombëtar. Duhet të ketë dhe një diskutim të gjerë me partnerët”, tha Tabaku.
E pyetur nëse do ta votojë rezolutën e PS-së nesër në parlament, Tabaku tha se PD nuk mund ta mbështesë rezolutën pa pasur informacion se çfarë do të ndodhë më pas.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person