“Hija e zezë e rezolutës”, Gjekmarkaj: Hetuesit e komunizmit flasin për drejtësi…
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha këtë të hënë në faltoren e Kuvendit se nëse propozimi i rezolutës anti-korrupsion do të ishte bërë më herët, mbase nuk do e shikonte me kaq dyshime.
Ai tha se mazhoranca ka votat për të bërë çdo lloj ligji dhe se nuk ka qenë ky draft-rezolutë që e ka penguar atë të mirëqeveriste.
“Nëse në vjeshtën e 2023 do isha në sallë si deputet nuk do kisha paragjykime mbase për rezolutën. Mund ta quanit edhe rezoluta e mirësisë, kush ju ndalon. Mund të bëni edhe një rezolutë për pinguinët dhe arinjtë polar, kush ju pengon? I keni votat bëjeni.
Kush ju ka nxitur të kaloni nga hajdutëria në hajdutëri? Ky tekst dyfaqësh.
Parardhësit e atyre që të çonin në kampe përqendrimi, të japin sot parabola integrimi e leksione Europe.
Padronët e Kushtetutës na flasin për harmoni kur sot Shqipëria e ka gjithçka formale e në letër. Politikisht nuk jeni individë, vetëm biologjikisht jeni.
Hetuesit e komunizmit flasin për reformën në drejtësi, kjo është hija e zezë e kësaj rezolutë. Ju jeni vetëm biologjikisht individ, politikisht nuk jeni. Shqipëria po boshatiset, shqiptarët po i dëbon qeveria, kryeministri, keqqeverisja, kryebashkiakët, drejtësia e vonuar me 125 mijë dosje që kërkojnë 125 vite për tu gjykuar. Drejtësia që arreston liderin e opozitës pa provë, pa akuzë pa krim”,-tha Agron Gjekmarkaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta