Kryeministri palestinez në Bruksel, kërkon njohjen e shtetit të Palestinës
Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohamad Mustafa ka bërë thirrje që të tjera vende të BE-së të njohin shtetin e Palestinës.
Mustafa ishte në Bruksel për t’u takuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë shefin e Politikës së Jashtme, Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, i cili dorëzoi dokumentet e njohjes.
Ai tha se Autoriteti Palestinez po përgatitet që të kthehet në qeverinë e shtetit të ardhshëm palestinez, duke përfshirë Gazën.
“Prioriteti i parë është mbrojtja e popullit tonë në Gaza. Ata kanë nevojë për çdo mbështetje dhe mendoj se mbështetja më e mirë është përshpejtimi i armëpushimit. Çdo ditë që kalon sjell humbje të mëdha për jetët dhe pronat e popullit tonë”, tha Mohammad Mustafa, kryeministër i Autoritetit Palestinez.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez deklaroi se vendi i tij nuk do të intimidohet nga përgjigjja e Izraelit ndaj njohjes së Palestinës, pasi shteti hebre paralajmëroi se nuk do lejojë më OJQ-të spanjolle në Bregun Perëndimor.
“Spanja ka qenë gjithmonë e vendosur dhe do vazhdojë kështu në kërkesën për armëpushim në Gaza dhe hyrjen atje të të gjitha ndihmave humanitare. Askush nuk do të na trembë për të mos e bërë këtë”, u shpreh José Manuel Albares, ministër i Jashtëm i Spanjës
Ministrat e Jashtëm të BE-së po takohen në Bruksel për të diskutuar mbi situatën katastrofike të civilëve në Gaza dhe për nevojën për respektimin e ligjit ndërkombëtar. Ministrat e Jashtëm spanjollë dhe irlandezë do të përsërisin arsyet për nevojën e njohjes së Palestinës, si një mënyrë për të nxitur zgjidhjen me dy shtete. Dhe, sikurse ka thënë ministri spanjoll, kjo do të shoqërohet me thirrjen ndaj vendeve të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq