Mbahet protesta e 9-të e opozitës përballë bashkisë Tiranë, hidhet molotov
Këtë të martë, 28 maj, u mbajt protesta e 9-të e opozitës në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.
Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Edhe kjo protestë e radhës ishte me të njëjtin skenar, ku fillimisht ishin aktivistët të cilët morën fjalën në podium, por më pas pati dhe sulm me bomba molotov në drejtim të godinës.
Në protestë nuk u shënuan përplasje të qytetarëve me policinë.
Një numër i lartë forcave të policisë kishin rrethuar zonën për mbarëvajtjen e protestës, duke vendosur dhe një gardh metalik që ndante efektivët nga qytetarët.
Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.
Protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)