Fushatë në kryeqytet, Basha: Me PD-në bizneset do të paguajnë më pak taksa
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë. Basha ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në 25 prill, ndërsa i siguroi bizneset që programi ekonomik i Partisë Demokratike lehtëson barrën e tyre fiskale. Ai u u njoh më nga afër me kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve.
“Asnjë premtim nuk keni dëgjuar e nuk do të dëgjoni prej meje. Vetëm angazhime dhe plane të cilat janë bërë prej kohësh me specialistë”, u shpreh kreu i PD-së.
Z. Basha tha se programi ekonomik i Partisë Demokratike do të ulë taksat për biznesin e vogël, dhe do t’i japë frymëmarrje ekonomisë.
“Vështirësitë kryesore u’a di. Çmimi i energjisë në stratosferë, nafta po kështu, taksat, sigurimet shoqërore janë probleme që i njohim prej kohësh por edhe zgjidhjet i kemi konkrete dhe do ju ndihmojmë”, u shpreh z. Basha.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)