“3 nga 4 brigadat serbe pranë kufirit me Kosovën”-Ministri i Mbrojtjes: Ka kërcënime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është shprehur se Kosova ka kërcënime të vazhdueshme nga ana e Serbisë.
Komentet Maqedonci i bëri përmes një lidhjeje për Euronews Albania, ku tha se 3 nga 4 brigadat serbe janë shumë pranë kufirit me Kosovën.
Ai tha gjithashtu se janë 48 baza të Serbisë që ndodhen shumë pranë kufirit me Kosovën dhe përbëjnë kërcënim jo vetëm për vendin, por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Për disa vite kemi një militarizim të Serbisë, si në aspektin e furnizimit me sisteme të armatimit, në tentativën për të rritur numrin e personelit ushtarak, edhe në plotësimin e njësive të saj. Për disa vite ne jemi dëshmitarë që Serbia mban tre nga katër brigadat e saj në jug të territorit të saj, jo shumë larg kufirit me Kosovën.
Gjithashtu mban 48 baza ushtarake, 20 prej tyre të xhandarmërisë dhe 28 ushtarake, me distancë 300 metra deri në 5 kilometra nga vija kufijtare me Republikën e Kosovës. Këto normalisht paraqesin kërcënim, janë një vegël presioni ndaj Kosovës, por edhe paqes e stabilitetit në rajon”, tha Maqedonci.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta