Shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria të parët për numrin më të madh të azilkërkuesve
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.
Sipas raportit të EUAA-së në muajin mars nga shtetasit shqiptarë u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian 624 aplikime për azil, ndërsa nga shtetasit e Kosovës 513, nga Maqedonia e Veriut 340, nga Serbia 272, Bosnja 109 dhe Mali i Zi 37.
Në muajin shkurt të vitit 2024 ishin regjistruar nga shtetasit shqiptarë 744 aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar të këtij viti, u regjistruan 648 aplikime.
Nga rreth 2,016 aplikime të shtetasve shqiptarë nga janari në mars të këtij viti, një pjesë e tyre është shqyrtuar, ndërkohë që 2,752 aplikime mbeten ende në pritje.
Rastet e shqyrtuara të shqiptarëve kanë numrin më të ulët të njohjeve të azilit në vendet e Bashkimit Evropian që nuk kalon as 1% të kërkesave.
Ndërkohë sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin përgjatë vitit 2023, nga shtetasit shqiptarë u paraqitën gjithsej 9,145 aplikime në një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave të EUAA-së, interesi më i lartë i shtetasve shqiptarë për aplikime për azil si për vitin e shkuar edhe për tre muajt e parë të këtij viti është në vende si Franca, Italia dhe Gjermania.
Përveç Bashkimit Evropian, prirja e shqiptarëve për të kërkuar azil gjatë viteve 2022 dhe 2023 ishte edhe në Britani të Madhe, ku vlerësohet se 16 mijë deri në 20 mijë kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar.
Ndërkohë këtë vit numri i shqiptarëve që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Angli përmes kanalit të la Manshit, sipas autoriteteve britanike është në shifra të papërfillshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë