“Kurti shkon President”- Halimi: Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Analisti nga Kosova Jeton Halimi, deklaron se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, kryeminisri Kurti nuk do të mund ta formojë dot më i vetëm qeverinë.
I ftuar në Euronews Albania, këtë të mërkurë, Halimi bëri një parashikim mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe personin që mund të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.
Sipas ekspertit, Kurti mund të shkojë në Presidencë dhe pas zgjedhjeve nëse VV do të bëjë koalicion me PDK-në, atëherë kandidati i këtyre të fundit Bedri Hamza do të jetë kryeministër.
“Jo rastësisht zoti Kurti ka zgjedhur korrikun që të të vijë mërgata siç di ai t’i manipulojë ata, dhe këtë e ka kuptuar jo vetëm opozita, por dhe popullata që zoti Kurti bën populizëm” tha Halimi.
Ai gjithashtu tregon se duke u bazuar në sondazhet Kurti nuk është më në gjendje të krijojë qeverinë si më parë. Sipas tij Kurti nuk do të jetë më kryeministër, por mund të marrë postin e presidentit.
“Besoj se zoti Kurti nuk do të jetë më kryeministër. Kurti ka dalë prapë i pari, por ka dalë me më pak se 40% dhe nuk mund ta themelojë qeverinë siç e ka themeluar vetë dhe i duhet një koalicion ose me PDK ose me LDK. Nëse shkon me PDK në koalicion mund të jetë zoti Hamza kryeministër dhe zoti Kurti do të marrë postin e presidentit. Nëse shkojmë me këtë matemtikë me PDK në qeveri siç po shihet në horizont”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City
- 16:18 Ish-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA dhe Evropës por aleanca mbetet e fortë