Finale Champions League në Tring
Të shtunën, më 1 qershor, drejtpërdrejt nga Wembley në Londër, Evropa kurorëzon më të mirët. Pas një sezoni spektakolar të Uefa Chapions league, në aktin final do të përballen prusianët e pandalshëm me galaktikët legjendarë. Jemi në ligën e kampionëve, aty ku mrekullitë ndodhin. Surprizuesi Edin Terziç përballë “il re” Carlo Ancelotti, në një përplasje deri në frymën e fundit. Para më shumë se 90 mijë tifozëve të pranishëm në stadium dhe dhjetëra miliona të tjerëve që do ta ndjekin nga ekrani, Borussia Dortmund do të sfidojë Realin e Madridit, në majën e Evropës, në një duel që do të paralizojë botën…
…dhe që do të mbërthejë para ekranit të Tring Sport 1 çdo tifoz e sportdashës, në një mbrëmje magjike që fillon në orën 20:00 me lidhjen e drejtpërdrejtë nga Wembley, me Hans Zuna dhe kapitenin Lorik Cana, me Studio Champions Finalja e Madhe, me Eva Muratin dhe të ftuarit e saj, me spektaklin madhështor që paraprin ndeshjen, për të kulmuar më pas me finalen e jashtëzakonshme, për të përjetuar kështu magjinë e atyre çasteve që i dhuron vetëm Champions League… Emocione të cilat do të vazhdoni t’i përjetoni ekskluzivisht në Tring për të paktën 3 sezonet e ardhshme, 2024-2027.
Por nuk mbaron me kaq, futbolli, sidomos në finale, është më i bukur kur jemi të gjithë bashkë, ndaj të shtunën në orën 20:00, Tring ju fton të gjithëve tek amfiteatri, në Liqenin e Tiranës, për të parë finalen e madhe, mes emocionesh e brohoritjesh, si tifozë të vërtetë, në një event origjinal dhe gjithëpërfshirës që premton shumë surpriza. Merrni shokë e miq dhe bashkojuni Tring në këtë organizim festiv, enkas për të gjithë sportdashësit që adhurojnë adrenalinën dhe emocionet e forta. Amfiteatri është arena e re sportive për një natë magjike!
Të shtunën, më 1 qershor, të gjithë me sytë nga Tring!
Kampionët në platformën kampione!
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta