Reali “mbret” në Champions, finalist mes polemikash për një gol të anuluar

9 Maj 2024 | 11:54

Reali i Madridit është kthyer pas 2 vitesh në finalen e Champions League ku do të përballet me Dortmundin, pasi eliminoi në një sfidë dramatike Bayernin e Mynihut. Spanjollët mbeten zotër të këtij kompeticioni, ndërsa synojnë të fitojnë të 15-in trofe në histori, në rast se arrijnë të kalojnë pengesën finale.

Në Bernabeun e tejmbushur e me një atmosferë spektakolare, Los Blancos zhvilluan një ndeshje tejet pozitive, duke fituar në shifrat 2-1, me një përmbysje që erdhi në fund.

Një pjesë e parë më e mirë për vendësit edhe pse raste pati për të dyja skuadrat.

Në fraksionin e dytë gjermanët gjetën golin me Davies, pas një gjuajtje të saktë me të djathtën. Në vijim, Reali barazoi falë një autogoli të mbrojtësit kanadez, por goli u anulua pasi më herët kapiteni Nacho kishte shkaktuar faull.

Kur u duk se fitorja do të ishte në kampin mik  Joselu riktheu ekuilibrat në minutën e 88, e përmbysi gjithçka në të parën e shtesës. Polemikat nuk do të mungonin në fundin e ndeshjes, aty ku De Ligt shënoi gol, por për kryesorin Marciniak, aksioni ishte në pozicion jashtë loje. Polaku nuk lejoi vijimin e aksionit për të ndërhyrë me VAR në bazë të rregullores, por menjëherë ndërpreu aksionin, duke e bërë të pavlefshëm golin.

Në fund fiton Reali që avancon në finale dhe ëndërron titullin e 15-të kampion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026