Dortmund në finalen e Champions, verdhezinjtë rikthehen pas 11 vitesh
Nuk shiheshin për asnjë moment favoritë, por futbolli ndaj është magjik, spektakolar dhe i paparashikueshëm, Dortmundi është finalisti i parë i Champions League. Verdhezinjtë eliminuan PSG-në duke e mposhtur në shifrat 2-0 në total, e kështu rikthehen në finalen e kompeticionit më madhor për klube pas plot 11 vitesh.
Strategu Edin Terzic ia doli të mposhtë sërish Luis Enriquen këtë herë në parkun e princave, ndërsa heroi ishte Mats Hummels, me mbrojtësin që shënoi golin e vetëm të sfidës. Parizienët më kërkues gjatë gjithë takimit, duke shpërdoruar pafund, por dhe të braktisur nga fati, duke goditur shtylla e traversa, e në fund i japin lamtumirëm kompeticionit.
Dortmund në anën tjetër, me fatin me vete, por jo vetëm, me 1 ekip kompakt me shpirt e dëshirë do të luftojë për fitimin e Champions League.
Misioni mbetet i vështirë pasi kundërshtari i radhës pritet të jetë një mes Bayernit dhe Realit, ndërsa Dortmundi e ka fituar kompeticionin në 1997-ën, ndërsa në 2013-ën u mposht në finale pikërisht nga bavarezët.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë