Akte sabotazhi dhe zjarrvënie, Evropa në gatishmëri të lartë nga sulmet e Moskës

30 Maj 2024 | 14:16

Shërbimet e sigurisë në të gjithë Evropën janë në gatishmëri tepër të lartë pasi dyshohet se Rusia po përdor një mënyrë të re sulmi ndaj kontinentit të vjetër, përmes zjarrvënieve dhe akteve të sabotazhit. Hetuesit dyshojnë se Moska fshihet pas zjarrvënieve në lindje të Londrës dhe Polonisë, një përpjekje sabotazhi në Bavari dhe mbishkrimeve antisemitike në Paris.

Megjithëse nuk ka asnjë provë që këto incidente të janë të koordinuara, shërbimet e sigurisë besojnë se ato mund të jenë pjesë e një përpjekjeje të Moskës për të destabilizuar Perëndimin, i cili ka mbështetur Ukrainën. Ata theksojnë se në epokën e mediave sociale, rusët mund të punësojnë, duke lënë thuajse aspak lidhje dhe duke i paguar në kriptomonedhë.

Shqetësimi i shfaqur se këto sulme hibride mund të jenë vepër e Rusisë, ka alarmuar politikanët. Çështja u ngrit në një samit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes në Bruksel këtë javë me zyrtarë të sigurisë.

Vendet e BE-së po ndjekin këto ngjarje. Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave të Lituanisë ka paralajmëruar bizneset, përfshirë qendrat tregtare dhe organizatat që mbështesin Ukrainën, të rrisin vigjilencën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026