Aktori amerikan bën thirrje për unitet kundër “të keqes së botës perëndimore”
Përfaqësuesi special i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për marrëdhënie humanitare, aktori amerikan Steven Seagal, i bëri thirrje sot botës që të bashkohet kundër “të keqes së botës perëndimore” dhe të “luftojë për të vërtetën dhe drejtësinë”.
Duke folur në një ceremoni shtetërore të çmimeve në Sallën Catherine të Kremlinit, pasi iu dha Urdhri i Miqësisë, Segal tha se “lufta në të cilën jemi përfshirë tani” ishte nisur dhe financuar nga Perëndimi.
Ai theksoi se është një “luftë e së mirës dhe së keqes” dhe se të gjitha rajonet, të gjitha vendet dhe të gjithë popujt duhet të bashkohen në vend që të kontrollohen nga “gënjeshtra mediatike”.
“E gjithë bota është rrezikshmërisht afër Luftës së Tretë Botërore. Ne po përballemi me të njëjtin përbindësh që po përpiqet të gllabërojë, pushtojë dhe marrë kontrollin e gjithë botës përmes gënjeshtrave, dezinformatave dhe manipulimeve”, shtoi ai.
Ai vlerësoi se është e dobishme të “kontribuohet në edukimin e atyre që nuk shohin se çfarë po ndodh realisht”, raporton RIA Novosti.
“Le të jemi njerëz të edukuar që kuptojnë se çfarë është propagandë dhe çfarë është e vërteta. Ftoj të gjithë ata që e kuptojnë këtë të bashkohen në luftën për të vërtetën dhe drejtësinë”, tha ai.
Segal gjithashtu vuri në dukje se para fillimit të luftës në Ukrainë, kishte trazira të ndryshme në vende të ndryshme, të cilat, siç tha ai, ishin “helm” për të gjithë botën.
8 vjet më parë aktori amerikani mori nënshtetësinë ruse përmes një dekreti të firmosur nga presidenti rus Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta