Trump sulmon De Niron: I çmendur patetik, nuk e dija sa i vogël ishe
Ish-presidenti Trump e quajti aktorin Robert De Niro një “çmendur patetik” pasi ky i fundit mbajti një konferencë shtypi të martën jashtë gjykatës ku kandidati republikan është në gjyq për çështjen Stormy Daniels.
“Unë kurrë nuk e dija se sa i vogël, si mendërisht ashtu edhe fizikisht ishte ish-aktori i çmendur Robert De Niro. Sot, De Niro, i cili vuan nga një gjendje e pashërueshme, u prit para gjykatës nga një forcë shumë më e madhe se e majta radikale – MAGA (Make America Great Again)”, tha Trump në rrjetin “Truth Social”.
Ai konkludoi se filmat e De Niros nuk kanë qenë të cilësisë së mirë që kur ai iu bashkua fushatës së presidentit Joseph Biden dhe vlerësoi se aktori dukej “patetik dhe i trishtuar” gjatë konferencës, transmeton “Fox News”.
Të martën, konferencës së De Niros iu bashkuan dy ish-oficerë policie, të cilët ishin të pranishëm gjatë bastisjes së 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.
AP tha se ishte një përpjekje e Biden dhe fushatës së tij për të përqendruar garën presidenciale në pushtimin e Kapitolit në vitin 2021 nga mbështetësit ekstremë të Trump, pasi ai humbi zgjedhjet presidenciale.
“Ne njujorkezët e toleronim atë kur ai ishte një tjetër sekser që maskohej si një bishë e madhe. Unë e dua këtë qytet. Nuk dua ta shkatërroj atë. Donald Trump dëshiron të shkatërrojë jo vetëm qytetin, por vendin dhe, në fund, ai mund të shkatërrojë botën”, paralajmëroi dje De Niro.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë