Gjyqi i Trump drejt epilogut, nën akuzë për pagesa të fshehta dhe falsifikim

29 Maj 2024 | 16:48

Gjyqi për pagesa të fshehta në dëm të Donald Trump iu afrua përfundimit në seancën e fundit, ku prokurorët dhe avokatët mbrojtës dhanë argumentet e tyre.

Në momentin kulmor të mbrojtjes, avokati kryesor i ish-presidentit sulmoi ish-këshilltarin e tij Michael Cohen, njëkohësisht dëshmitar, duke e etiketuar si “gënjeshtarin më të madh të të gjitha kohërave”.

Më pas, prokurorët në reagimin e tyre e portretizuan zotin Cohen si një “udhërrëfyes për malin e provave në dëm të ish-presidentit Trump”.

12 anëtarëve të jurisë do t’u kërkohet së shpejti të vendosin nëse Trump, aktualisht kandidat republikan për zgjedhjet e nëntorit, është fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm për falsifikimin e të dhënave të bizneseve të tij.

Përgjatë 6 javëve të fundit, Trump, 77 vjeç, është ulur në postin e të pandehurit për çështjen e pagesës së fshehtë të bërë para zgjedhjeve të 2016-s për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, për të mbuluar marrëdhënien mes tyre.

Gjithashtu, prokurorët e distriktit të Manhatanit kanë ngritur ndaj tij 34 akuza për falsifikim të të dhënave të bizneseve të tij kur rimbursoi Cohen me 130 mijë dollarë dhe e regjistroi atë si tarifë ligjore. Ai ishte i motivuar të influenconte në mënyrë të paligjshme në garën presidenciale të 2016-s.

Për disa orë me radhë, avokati i Trump, Todd Blanche argumentoi se klienti i tij nuk kishte ndërmend as të falsifikonte të dhënat e biznesit dhe as të bënte ndërhyrje në zgjedhje. Gjithashtu, ai sulmoi besueshmërinë e Cohen, të cilin e quajti “personifikimi njerëzor i dyshimit të arsyeshëm”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin të martën se një sulm i ri do të jetë më i fortë nëse Izraeli sulmohet ndërsa armëpushimi SHBA-Iran...
16:08 | 14/07/2026

Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit

Detaje të një plani të dyshuar sekret për përmbysjen e regjimit iranian, i hartuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad, janë publikuar nga televizioni izraelit...
16:05 | 14/07/2026

Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar

Të paktën nëntë palestinezë, përfshirë një djalë 10-vjeçar dhe një oficer të lartë policie të Hamasit , u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e...
16:02 | 14/07/2026