Përmbytjet masive në Gjermani dhe Itali, raportohen disa të zhdukur

1 Qershor 2024 | 14:32

Pjesë të ndryshme të Gjermanisë dhe Italisë janë goditur nga reshjet intensive të shiut duke shkaktuar përmbytje masive dhe duke bërë që qindra njerëz të evakuohen nga banesat e tyre. Sipas informacioneve të deritanishme disa banorë të zonave të prekura nga përmbytjet janë raportuar të zhdukur.

Në Gjermani, pjesë të jugut të vendit, për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit janë nën paralajmërim për përmbytje. Komunitetet më të prekura priten të jenë  Fischach dhe Langenneufnach.

Rajoni i Liqenit të Konstancës është gjithashtu nën rrezik përmbytjesh. Rreth 1,300 njerëz janë këshlluar nga forcat e emergjencës të evakuohen. Lumenjtë që rrezikojnë të dalin nga shtrati janë gjithashtu nën vëzhgim, më në veri në Danub dhe degët e tjera të tij.

Ndërkohë në  Itali, mediat lokale raportojnë se tre të rinj janë zhdukur që nga pasditja e së premtes për shkak të përmbytjes së lumit Natisone në verilindje të vendit. Ata kishin kërkuar ndihmë, por rritja shumë e shpejtë e nivelit të ujit e bëri  të pamundur shpëtimin. Tashmë ata raportohen të zhdukur ndërkohë që operacioni i kërkim-shpëtimit është në zhvillim e sipër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026