3.500 fansa në Eurovision, lejohet prania e spektatorëve në festivalin muzikor të vitit
Rreth 3.500 fansa do të mund të ndjekin festivalin e këngës Eurovision. Leja është dhënë nga autoritetet holandeze, pas një testi të kryer lidhur me sigurinë e spektatorëve.
Eventi vjetor i muzikës do të mbahet në arenën “Ahoy” të Roterdamit në muajin maj, pas anulimit të vitit të kaluar.
Në kuadër të planit, arena do të jetë gjysmë e mbushur dhe të pranishmit do të duhet të kenë një test negativ përpara se të hyjnë.
Organizatorët e Eurovisionit e mirëpritën vendimin dhe thanë se do të shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme.
Ata deklaruan gjithashtu se në javët e ardhshme do të japin më shumë detaje mbi mënyrën se si do të garantojnë sigurinë shëndetësore të fansave.
“Siguria shëndetësore e pjesëmarrësve mbetet prioriteti ynë kryesor dhe të gjithë artistët dhe delegacionet që i shoqërojnë do të ndjekin një protokoll të rreptë”, thuhet në një deklaratë.
Njoftimi vjen pas një testi ku u përfshinë 1.500 persona në një festival muzikor të mbajtur në mars në afërsi të Amsterdamit dhe pas ndeshjes së kombëtares holandeze për kualifikimet për Kupën e Botës të mbajtur ditën e shtunë, ku u lejuan 5 mijë spektatorë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania