36 të vdekur nga aksidenti hekurudhor në Tajvan
Të paktën 36 persona besohet të kenë humbur jetën kur një tren i mbushur me pasagjerë doli nga shinat në Tajvanin lindor të premten, bëri me dije policia.
Rreth 72 persona mbetën të bllokuar në vagonë, ndërsa 61 të tjerë u dërguar në spital, thuhet në komunikatën e policisë.
Treni ishte duke përshkuar bregdetin lindor të Tajvanit pranë zonës piktoreske të Grykës Toroko rreth orës 9 të mëngjesit për të shkuar më një festë publike.
Media raportoi se 350 pasagjerë ishin në bord kur treni u përplas.
Agjencia e lajmeve Associated Press citoi raportet të thoshin se një kamion u rrëzua nga një shkëmb sipër dhe ra në shina, ku treni që dilte nga një tunel u përplas me të.
Aksidenti i fundit hekurudhor në Tajvanit ndodhi në tetor 2018, kur një tren ekspres doli nga shinat duke vrarë të paktën 18 vetë dhe duke plagosur gati 200 të tjerë.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet