Plani i Trump për paqen Izrael-Palestinë, politikani palestinez flet për Euronews Albania

29 Janar 2020 | 19:08

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump paraqiti një ditë më parë planin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Por, deri tani ky plan nuk ka gjetur aspak mbështetje tek politikanët palestinezë.

Mustafa Barghouti, një prej politikanëve që luftuar gjithnjë për protestë jo të dhunshme, e konsideron planin “vrasës të paqes”.

“Ky nuk është një plan për paqen por praktikisht vret paqen. Për fatin e keq plani amerikan i lejon Izraelit të aneksojë territoret e pushtuara, si p.sh aneksimi i Jerusalemit që duhet të jetë kryeqyteti i Palestinës”, u shpreh z. Barghouti në një interviste për Euronews Albania.

Sipas tij, zgjidhje do të ishte krijimi i dy shteteve reale ose një shtet i përbashkët, ku izraelitët të mos dominojnë.

“Kam luftuar gjatë gjithë jetës sime për paqe, kam qenë gjithnjë avokat i rezistencës jo të dhunshme. Por, nuk mund të ketë paqe kur njëra anë kontrollon jetën e tjetrit. Izraeli na marr ujin tokën dhe thotë se nuk duhet të keni identitet. Zgjidhja është për dy shtete reale ose së bashkë të jetojmë në një shtet demokratike’, deklaroi Barghouti.

Ai shton më tej se, prej 29 vitesh palestinezët kanë dialoguar me izraelitët për gjetjen e një zgjidhjeje, por asgjë nuk ka funksionuar pasi Izraelit vijon të mbajë të pushtuar tokën palestineze.

Barghouti, tha se populli palestinez e ka pritur me zhgënjim të thellë planin e paraqitur nga Trump.

“Me frustrim dhe zhgënjim të thellë, ka ndjenjë të fortë kundërshtie për të mos hequr dorë. Kemi besim të fortë dhe ne jemi të destinuar për të pasur lirinë dhe dinjitetin tonë. Shpresat tona janë të mëdha se një ditë do të jemi krah për krah me Izraelit në paqe dhe prosperitet”, përfundoi z. Barghouti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026