Fëmijët autikë, Afërdita Seiti tregon se një pjesë e mirë e specialistëve janë të patrajnuar
Sot është dita botërore e autizmit dhe në këtë ditë synohet të rritet ndërgjegjësimi në të gjitha nivelet e shoqërisë lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.
Afërdita Seiti, drejtore ekzekutive, shoqata “Ndihmoni Jetën” u shpreh në Euronews Albania se fëmijët me probleme të autizimit sa po vijnë dhe po shtohen.
Ajo tregoi edhe problemet me të cilat përballen familjarët e këtyre fëmijëve.
“Është e vërtetë që ka specialistë dhe janë sensibilizuar, por nuk janë të mjaftueshëm për të punuar sepse edhe mënyrat që ata kanë filluar të punojnë, nuk janë të duhurat”, u shpreh zonja Seiti.
Sipas saj një pjesë e mirë e specialistëve janë të patrajnuar dhe nuk zbatojnë standardet e shërbimit.
Ajo shton se një tjetër problematikë është se shërbimet ndaj fëmijëve autikë nuk monitorohen nga shteti.
“Këto lloj shërbime nuk monitorohen nga shteti. E dyta është se këto shërbime i paguan familja. Vetëm 1900 fëmijë marrin shërbime në qendrat shëndetësore të vendit. Gjithsej janë 15600 fëmijë me probleme te aftësisë së kufizuar dhe kuptohet mbi 60% janë me probleme të autizimit”, përfundoi ajo.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh