Ukraina: 1270 rusë të vdekur në 24 orët e fundit

3 Qershor 2024 | 19:34

Ushtria ruse ka pësuar 1270 viktima në 24 orët e fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, nëse ky numër është i saktë, do të ishte një nga shifrat më të larta ditore të viktimave ruse që nga fillimi i luftës.

Kyiv ka pohuar rregullisht se forcat e Moskës kanë humbur më shumë se 1000 burra në ditë që kur Rusia nisi një ofensivë të re në rajonin e Kharkiv muajin e kaluar.

Rajoni i Kharkiv, i cili kufizohet me Rusinë dhe qyteti i Kharkiv, qendra administrative e rajonit, janë goditur pothuajse çdo ditë, që kur sulmet u intensifikuan.

Lajmi vjen pas vendimit të javës së kaluar nga Presidenti Joe Biden për të miratuar përdorimin e armëve të furnizuara nga SHBA, për të goditur objektivat brenda Rusisë që ishin të përfshirë në sulmet në rajonin Kharkiv të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi përsëriti se lufta duhet të përfundojë plotësisht në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, në konferencën e tij për...
15:32 | 28/06/2026

Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente

Papa Leo shprehu solidaritetin e tij me qytetarët e Venezuelës, të cilët po përpiqen të përballojnë ndikimin shkatërrues të dy tërmeteve të njëpasnjëshëm. “Dua të shpreh lutjet...
15:23 | 28/06/2026

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026