Ministri i Jashtëm i Iranit konfirmon bisedimet me SHBA-në: S’kanë të ndalur!

3 Qershor 2024 | 21:53

Ministri në detyrë i Iranit për Punë të Jashtme, Ali Bagheri, ka thënë të hënën se Qeveria e tij është angazhuar në negociata me armiket e përbetuara, Shtetet e Bashkuara, të cilat janë ndërmjetësuar nga Omani.

I pyetur për këtë çështje në një konferencë për media, gjatë një vizite në Bejrut, Bagheri ka thënë se “ne kemi negociuar gjithmonë… bisedimet nuk janë ndalur kurrë”.

Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë marrëdhënie diplomatike prej Revolucionit Islamik në Iran më 1979.

E përditshmja britanike, Financial Times ka raportuar në mars se Bagheri është përfshirë në bisedime indirekte me Shtetet e Bashkuara në Oman, në fillim të vitit 2024, pavarësisht rritjes së tensioneve rajonale që lidhen me luftën Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Konflikt Izrael – Hamas ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Shtetet e Bashkuara janë aleatet më të ngushta të Izraelit, dersa Irani mbështet Hamasin.

Bagheri ka arritur të hënën në Liban, në vizitën e tij të parë prej kur e ka marrë pozitën e ministrit në detyrë, pas vdekjes së Hossein Amir-Abdollahian, që ka qenë ministër i Jashtëm, në një aksident me helikopter muajin e kaluar.

Bashkë me të ka vdekur edhe presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, që ka qenë, po ashtu, në helikopter.

Bagheri ka thënë se arsyeja e vizitës në Liban është sepse ai vend konsiderohet “djepi i rezistencës kundër Izraelit”.

Irani e mbështet grupin e Libanit, Hezbollahun, financiarisht dhe ushtarakisht.

Hezbollahu, aleat i Hamasit, lufton në zonën kufitare me Izraelin, prej nisjes së luftës në Gazë, në fillim të tetorit.

Bagheri, ish-negociatori iranian për çështje bërthamore, ka thënë se diskutimet me fuqitë perëndimore për aktivitete atomike të Teheranit janë duke vazhduar, shkruan REL.

Qeveritë perëndimore shqetësohen se Irani po synon të krijojë armë bërthamore – pretendim që Republika islamike e ka mohuar gjithmonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026