Ish-presidenti iranian Ahmadinejad, në garë për të pasuar Raisin
Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, i është bashkuar një liste në rritje të kandidatëve të linjës së ashpër në garën presidenciale të këtij muaji për të zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili vdiq muajin e kaluar nga rrëzimi i helikopterit në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin.
Ahmadinejad njoftoi më 1 qershor se ka për qëllim të garojë në zgjedhjet presidenciale, ndërsa mediat shtetërore raportuan më 2 qershor se 67-vjeçari dhe armiku i moçëm i reformistëve, është regjistruar.
Ahmadinejad dhe kandidatë të tjerë të mundshëm nuk ishin lejuar të garonin kundër Raisit në zgjedhjet e vitit 2021 nga institucionet e vetingut, të cilat në mënyrë rutinore ua ndalojnë kandidatëve të moderuar dhe sfiduesve të tjerë pjesëmarrjen në zgjedhjet e kontrolluar në Iran.
Afati për regjistrim për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit mbyllet më 3 qershor.
Këshilli i Gardës njofton pastaj për listën përfundimtare të kandidatëve për president më 11 qershor, pasi ta ketë përfunduar procesin e vlerësimit të tyre.
Para se të vdiste, Raisi shihej si pasardhësi i liderit suprem, 85-vjeçarit Ayatollah Khamenei, i cili ka pushtet themelor politik dhe fetar në bazë të sistemit klerik të Iranit.
Ahmadinejad shërbeu për dy mandate, mes viteve 2005 dhe 2013, ndërsa mandati i tij i dytë u mbizotërua nga protesta të mëdha për shkak të rizgjedhjes së tij të kontestueshme më 2009.
LEXONI GJITHASHTU:
Fundjava e 4 korrikut, dhjetëra vdekje nga të shtënat me armë në SHBA
Administrata Trump pret që siguria e Ngushticës së Hormuzit të jetë në fokus të samitit të NATO-s
Trump niset drejt Ankarasë, një samit që do të masë gatishmërinë e Evropës
- 09:31 Fundjava e 4 korrikut, dhjetëra vdekje nga të shtënat me armë në SHBA
- 09:20 Administrata Trump pret që siguria e Ngushticës së Hormuzit të jetë në fokus të samitit të NATO-s
- 09:06 Trump niset drejt Ankarasë, një samit që do të masë gatishmërinë e Evropës
- 09:02 Zbardhet vendimi i plotë unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal në Shqipëri, barra e provës i kalon Prokurorisë
- 08:55 Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike
- 08:54 Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë