English

Lutje në varrimin e Raisit, Ajatollahu Ali Khamenei drejton ceremoninë mortore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lideri suprem iranian ka udhëhequr ditën e dytë të ceremonisë mortore për presidentin, ministrin e Jashtëm dhe zyrtarët e tjerë që humbën jetën të dielën në një aksident.

- Advertisement -

Ajatollah Ali Khamenei drejtoi lutjet në Universitetin e Teheranit, ku arkivolet me trupat e viktimave ishin mbuluar me flamurin iranian.

Presidenti Ebrahim Raisi humbi jetën bashkë me ministrin e Jashtëm dhe 6 zyrtarë të tjerë në incidentin ajror pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Autoritetet kishin paralajmëruar qytetarët që të shmangin protestat kundër ceremonisë dhe fyerjet në dëm të kreut të shtetit në rrjetet sociale.

“O Zot, nuk pamë gjë tjetër veçse të mira prej tij”, deklaroi ajatollahu Khamenei në fillim të lutjes standarde për të ndjerët, që mbahet në arabisht.

Presidenti në detyrë, Mohamad Mokhber qëndroi pranë tij dhe derdhi lotë gjatë shërbesës.

Më pas njerëzit i morën arkivolet mbi shpatullat e tyre dhe thirrje “Vdekje Amerikës” u dëgjuan jashtë sallës.

Ata i vendosën ato në një kamion për procesionin përgjatë qendrës së Teheranit drejt sheshit “Azadi”, ku Raisi mbante fjalime në të kaluarën.

Aty ishin të pranishëm liderët e Gardës Revolucionare iraniane, një ndër strukturat ushtarake më të fuqishme të vendit.

Gjithashtu, nëpër kryeqytet ishin vendosur dhe ngritur banera ku Raisi konsiderohej një “martir” dhe ku thuhej “lamtumirë shërbyesit të të varfërve”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?