Rusia pëson humbjen më të madhe të trupave në luftë gjatë 24-orëve të fundit

4 Qershor 2024 | 09:23

Presidenti rus, Vladimir Putin, dje ka humbur më shumë se 1,200 trupa në vetëm 24 orë, duke shënuar kështu ditën më vdekjeprurëse të Rusisë në luftën e saj me Ukrainën.

Siç raportohet, rritja e numrit të viktimave vjen pasi vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, i dhanë Ukrainës leje për të sulmuar brenda Rusisë me armët e tyre.

Edhe Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka pohuar se ushtria ruse ka humbur diku rreth 1,270 trupa 24 orët e fundit, shkruan The Sun.

Gjithashtu, ushtria ukrainase u shkatërroi rusëve edhe 14 tanke, 22 transportues të blinduar dhe 47 artileri.

E se kjo është dita më vdekjeprurëse e Rusisë e ka konfirmuar edhe Ministria britanike e Mbrojtjes, duke shtuar se numri i përgjithshëm i viktimave ruse që nga fillimi i luftës ka tejkaluar 500 mijë.

Ukraina tani ka njoftuar se ka stabilizuar vijat e frontit, pavarësisht vështirësive.

Ndryshe, së fundmi, ndërsa Rusia vazhdonte sulmet në Kharkiv, presidenti amerikan Joe Biden i dha leje Ukrainës të sulmojë brenda territorit rus me armët amerikane.

Ky vendim nuk u prit mirë nga Putini i cili kërcënoi me luftë të plotë nëse Ukraina përdor armët perëndimore për të goditur Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026