Dhuna ndaj Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë vendos tre ditë bojkot të seancave gjyqësore
Dhoma e Avokatisë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur këtë të martë, vendosi 3 ditë bojkot të punës së avokatëve të në të gjithë territorin e vendit.
Vendimi i Dhomës së Avokatisë vjen si solidarizimin në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku u rrah barbarisht nga 4 persona avokati Sokol Mëngjesi.
Bojkoti i seancave gjyqësore pritet të fillojë ditën e mërkurë dhe pritet të zgjasë deri të premten.
28 anëtarë të këshillit votuan pro bojkotit për 3 ditë, ndërkohë që 12 anëtarë ishin dakord për bojkot 1 javor.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia bëri me dije se bojkoti nuk do të aplikohet vetëm për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.
Haxhia tha se bojkoti është detyrues për të gjithë avokatët pasi në të kundërt do t;u hiqet licenca.
“Nga ky vendim përjashtohen për të hyrë në seanca gjyqësore të gjithë avokatët që do të shqyrtojnë çështjet për masat e sigurimit, caktimin e masave, ndryshimin, zëvendësimin apo shuarjen e masave të sigurimit.
Për të gjithë avokatët që do të shkojnë në seanca gjyqësore, civile apo penale, jashtë këtij rrethi çështjesh do të konsiderohet shkelje e rëndë e disiplinës dhe do ti vihet në lëvizje komiteti disiplinor duke marrë masa deri në heqjen e licencës.
Gjithashtu këshilli i përgjithshëm ngriti një komision të përbërë nga të gjithë kryetarët e dhomave të cilit do të përgatitin një platformë drejtuar komisionit të ligjeve për të bërë ndryshime thelbësore në ligjet materiale dhe procedurale”, tha avokati Maks Haxhia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta