Ish-kryepolici Gledis Nano fiton gjyqin kundër qeverisë, do paguhet për 60 muaj
Gledis Nano, ish kreu i policisë ka fituar gjyqin kundër qeverisë. Lajmi u bë i ditur për Euronews Albania nga gazetari Eni Frehati.
Vendimi është marë nga gjyqtarja administrative Afërdita Caco, e cila urdhëroi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit, të paguajnë pagën për 60 muaj me rradhë, njësoj sikur të kishte mbyllur mandatin 5 vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit.
Tashmë shteti Shqiptar, në borderonë ekonomike paguan dy Drejtorë të Përgjithshëm Policie, Muhamet Rrumbullakun që është në detyrë dhe Gledis Nanon që u shkarkua.
Njëherësh në vendimin e saj gjyqtarja Afërdita Caco, ka pranuar kërkesën e Gledis Nanos, për ekzekutim të menjëhershëm të përkohshëm të vendimit, pa pritur se çfarë do të vendosi Apeli Administrativ.
Kjo tregon se Nano, përmes përmbaruesve privatë mund ta verë në ekzekutim menjëherë vendimin gjyqësor për të marë 60 pagat.
Por në rast të prishjes së vendimit apo rëzimit të kërkesës, shumat financiare Nano duhet ti kthejë sërisht në buxhetin e shtetit.
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shkarkua në 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset