Plani i vrasjes së Gledis Nanos, gazetari: Si e mësoi lajmin ish-drejtori i Policisë
Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, e ka mësuar lajmin për planin për eliminimin e tij nga mediat.
Komentet Çelmeta i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se Policia duhet ta kishte lajmëruar më parë Nanon për planin e ekzekutimit ndaj tij, në mënyrë që ai të vetëmbrohej.
“Rasti me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është një rast që i kalon kufijnë e një skandali për Policinë e Shtetit, pasi kur Policia ka një informacion që një grup i caktuar po planifikon dhe ka një plan për atentat ndaj ish drejtorit të Policisë së Shtetit dhe të mos e lajmërosh, është shumë e rëndë.
Përgjegjësia në Polici duhet të ishte në nivelet e duhura, duhet ta lajmëronte Nanon dhe ai është profesionist, di si të mbrohet.
Dhe ta marrë lajmin nga mediat dhe më pas të interesohet… E ka marrë lajmin pas tre muajsh, nuk e ka marrë në momentin e duhur, kur Policia kishte informacione se një grup i caktuar kishte planifikuar eliminimin e tij. Të nesërmen Policia ka kontaktuar Nanon dhe i kanë thënë po të ofrojmë një polic më tepër, kjo është tallje”, tha Çelmeta.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë