“Ishte sekret”- Plani i atentatit ndaj Nanos, Karamuço zbulon çfarë po heton policia

23 Dhjetor 2023 | 21:33

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se Policia po heton se kush e ka nxjerrë informacionin për planin e vrasjes së ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Komentet Karamuço i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se ai ka qenë një informacion policor sekret që ishte duke u përpunuar.

Po ashtu ai tha se plani për vrasjen e Nanos ka qenë në fazat fillestare, atë të formimit të mendimit kriminal, që nuk përbën vepër penale.

“Kjo është bërë e madhe për shkak të statusit dhe punës që bën zonja gjyqtare e SPAK. Ne kemi parë që disa prokurorë e gjyqtarë të SPAK marrin kërcënime. Ca me telefon, ca përmes personave të tretë e me radhë. I kemi parë edhe në retorikat politike, janë edhe të koduara deri diku. Bëjnë gabim, sepse SPAK nuk ruhet vetëm nga autoritetet shqiptare, që duken në aparencë, por edhe nga organet ligjzbatuese të tjera dhe nga ato ndërkomëtare.

Për t’u kthyer te Gledis Nano, në rastet kur ne kemi një formim të një mendimi kriminal, deri te përgatitja dhe te ekzekutimi i këtij plani, janë shumë larg. Mendoj se kjo ka qenë në planin e shprehjes që nuk përbën vepër penale.

Ka shumë që shprehin poshtë e lartë që unë këtë do ta vras, i kam edhe armët, pse të mos e bëj. Mesa kuptoj ky ka qenë një informacion policor secret dhe Policia është duke hetuar kush e ka nxjerrë, sepse është një informacion që po përpunohej nga Policia e Shtetit.

Ky është edhe momenti të themi pse Policia dhe Ministria e Brendshme nuk janë prononcuar për këtë”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026