Plani i vrasjes së Gledis Nano, Vezaj: Ishte i ekspozuar, është kërcënuar nga grupi…

23 Dhjetor 2023 | 20:32

Gazetari Flamur Vezaj është shprehur se ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka qenë i ekspozuar ndaj kërcënimeve në disa hetime që ai është përfshirë.

Komentet Vezaj i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli lidhur me lajmin se një grup kishte planifikuar vrasjan e Gledis Nanos.

Ai tha se një nga çështjet më të nxehta që ka qenë i përfshirë Nano, ka qenë hetimi ndaj grupit që dërgonte luftëtarë në Siri, por edhe në hetimet ndaj gylenistëve, etj.

“Duke qenë se Gledis Nano ka qenë ish-drejtues i Anti-Terrorit, një drejtori shumë e rëndësishme në atë kohë, sidomos gjatë kohës kur filluan që disa persona të shkonin e të luftonin në Siri.

Ka qenë një nga personat që së bashku me prokuroren Elizabeta Imeraj të çojë para përgjegjësisë penale të gjithë grupin organizator që të çonte njerëz në Siri. Ka qenë i ekspozuar që në atë kohë nga kërcënimet dhe presionet qoftë edhe në sallën e gjyqit, kur vinin persona që ndiqnin procesin gjyqësor.

Nano ka bashkëpunuar edhe me rastin e autoriteteve turke për personat që akuzoheshin si gylenistë. Nano është përfshirë edhe në çështje të sigurisë kombëtare. Nuk është personazh që të mos jetë ekspozuar ndaj sulmeve. Edhe në publikimet e Hackerave për çështjen e MEK, ishin edhe emailet e tij personale”, është shprehur Vezaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026