Plani për vrasjen e Gledis Nanos/ Gazetarja: Ish-kryepolici nuk u mor në mbrojtje
Një informacion ka rënë në dorën e Policisë, lidhur me një grup që kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Mendohet se organizatorët e këtij atentati në tentativë, kanë qenë nga një grup i rrezikshëm, të cilin Nano e hetoi kur ishte kreu i anti-terrorit, kishte planifikuar eliminimin e tij.
Sipas informacioneve, kjo ngjarje është regjistruar rreth 3 muaj më parë. Gazetarja e Euronews Albania tha se ish-kryepolici Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia lidhur me këtë ngjarje dhe madje ndaj Nanos e familjes së tij nuk janë shtuar masat mbrojtëse nga policia.
“Lidhur me planin për të ekzekutuar ish-kryepolicin, bëhet me dije se ka qenë i planifikuar në periudhën ku ai ka qenë drejtues i antiterrorit dhe pikërisht në atë periudhë, bëhet me dije se ai ka qenë duke ndjekur nga afër hetimet për një grup kriminal. Njëri prej tyre mendohet se është person i rrezikshmërisë së ekzekutonte ish-drejtuesin Nano. Nëse mund të themi ky ka qenë një atentat i mbetur në tentativë.
E pyetur nëse Gledis Nano është vënë në dijeni për këtë atentat të mundshëm, gazetarja Demushi u përgjigj:
“Në fakt deri në këto momente nuk ka të specifikuar se si vetë policia ka arritur të kuptpjë më saktë se si ky person ka dashur të ekzekutojë zotin Nano, gjithashtu nga ana tjetër zoti Nano nuk e kla pasur një informacion, apo të ketë marrë mesazhe kërcënuese, për atë që mund ta priste. Nga ana tjetër vijojnë hetimet, janë hetime sekrete tashmë lidhur me këtë rast”.
Në informacionet paraprake thuhet se policia e shtetit ka qenë në dijeni por nuk ka marrë në mbrojtje as zotin Nano dhe as familjarët e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta