Basha në Kukës: Do të heqim taksën e Rrugës së Kombit sapo të vijmë në pushtet

2 Prill 2021 | 12:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është sot në Kukës ku do zhvillojë takime elektorale me qytetarë dhe pronarë biznesesh në këtë qytet.

Përpara mbështetësve të tij që kishin dalë ta prisnin në Rrugën e Kombit, Basha u zotua se me të ardhur në pushtet Partia Demokratike, taksa për kalimin në këtë rrugë do të anulohet.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra, më 2 prill Shqipëria voton ndryshimi, Kukësi voton ndryshimin, dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare e çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemra me një besim të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhur Shqipërinë me Kosovën.

Tetë vite me radhë ai që për 2 javë e gjysmë do largohet me votën më masive të shqiptarëve që duan ndryshim, i futu shkopinj në rrota Kosovës, shkatërroi ekonominë, uli në nivelin më të ulët marrëdhëniet mes dy vendeve. Ne ndërtuam rrugën, ai vuri traun. Sot dua ta përsëris, se vota për PD më 25 prill është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha kreu i PD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026