Arrestohen dy persona për “spiunazh” në Kosovë

5 Qershor 2024 | 15:05

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “spiunazh”.

Në një njoftim për media, Prokuroria tha se dy shtetasit kosovarë u arrestuan të mërkurën pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”.

“Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, shkruan REL.

Ata janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Prokuroria tha se ndaj tyre do t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Nuk u dhanë hollësi të tjera rreth këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ceremonia e pranimit të komandës në Camp Bondsteel, Haxhiu: Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj SHBA

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë  në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në...
16:05 | 29/06/2026

Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, po shihen si një mundësi historike për Kosovën që të prezantohet jo vetëm si organizatore, por edhe si pretendente për rezultate...
15:45 | 29/06/2026

Gara U18 Gran Canaria 2026, xhudisti nga Kosova mposht në Spanjë xhudistin serb (VIDEO)

Xhudisti i ri nga Kosova, Jon Kuka ka mposhtur këtë të hënë xhudistin nga Serbia, Petar Markoviç, në garat U18 Gran Canaria 2026. Federata e...
15:25 | 29/06/2026