Çfarë do të ndodhë në protestën e opozitës para parlamentit? Balliu: Deputetët do…

5 Qershor 2024 | 21:08

Opozita do të mbajë nesër në orën 10:00 një protestë para Parlamentit, për të cilën ka kërkuar 5 orë leje në polici.

Shefi i organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu tha në një intervistë për Euroneëw Albania se në protestën e nesërme do ketë një kohezion mes deputetëve në sallën e Parlamentit dhe protestuesve jashtë tij.

Sipas tij, me skandalet që i kanë dalë qeverisë Rama, çdo protestues nesër ka të drejtë të marrë çdo hap që do.

“Protesta nesër për këto arsye çdo qytetar është me të drejtën e Zotit të marrë çdo hap që do, ne kemi parë gaz lotsjellës në dhomat e foshnjave tre muajshe, u digjka një derë e bashkisë dhe janë bërë 20 arrestime. Do ketë protestë edhe brenda në Parlament, deputetë duhet të bëjnë reagim të ashpër brenda Parlamentit dhe ne jashtë tij do jemi në kohezion të plotë. Unë nuk hyj tek ata që besoj se do ndodhë kjo e ajo, sot mundësia ime është të dal të protestoj, kjo qeveri duhet të ikë”, tha Balliu.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026