Zgjedhjet në PE, holandazët të parët që u drejtohen kutive të votimit

6 Qershor 2024 | 10:08

Holanda është vendi i vetëm i BE-së që fillon votimin për zgjedhjet parlamentare më herët, duke hapur kutitë e votimit të enjten. Zgjedhjet do të vazhdojnë në 27 shtetet anëtare të BE-së gjatë ditëve në vijim, me rezultatet që do të shpallen të dielën në mbrëmje pas përfundimit të votimeve në të gjitha shtetet.

Në Hollandë zgjedhjet vijnë gjashtë muaj pas fitores së padiskutueshme të Partisë për Liri të ekstremit të djathtë, duke u bërë forca më e madhe parlamentare. Sondazhet tregojnë se partia do të ketë ndikim në shumë vende të tjera të bllokut.

Partia për Liri dhe një nga partnerët e tij të mundshëm të koalicionit, Lëvizja Qytetare e Fermerëve, janë të popullarizuar ndër fermerët, të cilët kanë protestuar rregullisht për lehtësimin e legjislacionit të BE-së.

Ndryshe nga e kaluara, manifesti i Partisë për Liri për zgjedhjet e ardhshme nuk përmend daljen nga BE-ja, por në vend të kësaj i bën thirrje votuesve t’i mbështesin për të ndryshuar BE-në nga brenda, ngjashëm me planet e shumë partive të tjera të ekstremit të djathtë në gjithë bllokun.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet

Udhëheqësit e Katarit dhe Pakistanit kanë diskutuar të mërkurën situatën në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet të...
16:18 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Irani i ka informuar SHBA-të se nuk u ngarkon asnjë tarifë anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e...
16:06 | 24/06/2026