Strategjitë e partive në zgjedhje, analistët: Fushatë e qetë, ka mungesë alternative

2 Prill 2021 | 16:38

Prej një jave ka nisur zyrtarisht fushata dhe partitë politike kanë ndezur motorët për të marrë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Dy partitë më të mëdha kanë zgjedhur taktikat e tyre elektorale të komunikimit publik.

Në kampin socialist, kryeministri Rama po i zhvillon takimet në grupe më të ngushta duke u përqendruar tek dy shtylla, vaksinimi dhe rindërtimi. Ndërsa në kampin tjetër, atë blu, krye demokrati Basha po zhvillon fushatë me prezencë të simpatizantëve në takime.

Për analistin Neritan Sejamini, fushata e parlamentareve të këtij viti nuk ka shumë ndryshime nga fushatat e tjera.

 “Më duket një fushatë relativisht e qetë, e prisja më të ashpër. Është një fushatë tipike shqiptare. Nuk ka asgjë të re në komunikimin publik, nuk ka asgjë të re në truqet elektorale”, u shpreh z. Sejamini.

Ndërsa për analistin, Adrian Thano nuk ka alternativë të re për qytetarët.

 “E kanë humbur moralin për të qeverisur edhe mazhoranca e cila është në pushtet, po nuk e ka moralin për tu rikthyer në pushtet opozita. Në këtë fushatë mungon alternativa e majtë reale”, tha z. Thano

Të dy analistët tregojnë se kryeministri Rama po përdor në fushatë vaksinimin e qytetarëve.

 “Epideminë e ka në qendër të fushatës së tij dhe ai e portretizon veten si një njeri që po na shpëton nga kjo e keqe e madhe e natyrës, që kujdeset për shëndetin tonë,” u shpreh z. Sejamini.

 “Nuk ka politikanë në botë që nuk do ta shfryzëtonte situatën e pandemisë për të marrë vota edhe Rama nuk bën përjashtim aspak nga ky trend. Sa për rindërtimin, betoni është me siguri, pika më e fortë e rilindjes”, tha z. Thano.

Ndërsa fushatën me mitingje të kryedemokratit Basha, Sejamini e shikon si një zgjedhje për të treguar se rotacioni është i pashmangshëm.

 “Zoti Basha ka nevojë që të tregojë që ka frymë në publik dhe fryma tregohet kur ka shumë njerëz që të vijnë nga mbrapa, që brohorasin dhe që janë entuziast”, u shpreh z. Sejamini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026