Kryebashkiakja e komanduar e Himarës dha dorëheqjen, nesër mblidhet Këshilli

6 Qershor 2024 | 19:40

Pas dhënies së dorëheqjes së kryetares së komanduar të Bashkisë së Himarës, Blerina Bala, Këshilli Bashkiak ka njoftuar se mbledhja për emërimin e kryetarit të ri do të zhvillohet nesër më datë 07.06.2024.

“Të nderuar Këshilltar! Të nderuar qytetarë! Po ju bëj me dije se më datë 05.06.2024 kryetarja Bashkisë Himarë Znj. Blerina Bala ka depozituar dorëheqjen pranë Këshillit Bashkiak. Për arsyen e lartpërmendur Kryesia e Këshillit ka vendosur të ndryshohet orari i mbledhjes dhe rendi ditës i njoftuar zyrtarisht.

Mbledhja do të zhvillohet në datën dhe vendin e lajmëruar por në orën 16:00 dhe në rend dite do të shqyrtohet vetëm emërimi i Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë. Faleminderit!”,-thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026