“I kërcënoi, kërkoi qese për…”, flet nëna e të arrestuarit për vrasjen në Dhërmi
Nëna e Daniel Qoses, një prej personave të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e recepsionistit të hotelit në Dhërmi tha në një intervistë për Euronews Albania se djali i saj është kërcënuar nga autori i krimit që ta ndihmonte.
Ajo tregoi se i biri punonte prej vitesh, çdo verë, në atë hotel dhe nuk kishte pasur kurrë probleme me njëri.
“Me djalin kam folur para 3-4 ditëve. Ai kishte që në Prill që ishte në Dhërmi. Lekët ua vononte ndonjëherë pronari, por probleme nuk kishte. Unë pronarit sot ia pash fytyrën. Djali im nuk ka qenë problematik.
Avokatja më tha që nesër bëhet gjyqi e duhet të shkojmë. Se Danieli ka prova për qese, ai i ka kërkuar të marrin qese, i ka kërcënuar. Më vjen keq për atë djalin që u vra, po ç’faj ka djali im në këtë mes?”-tha ajo.
Trupi i Eraldo Nevruzit, recepsionisti që u vra nga pronari i Hotelit në Dhërmi një ditë më parë, është gjetur mesditën e se premtes rreth 20 kilometra larg vendit të ku ndodhi krimi. Trupi i viktimës është transportuar me makinë nga hoteli drejt një Gurore në afërsi të vendit të quajtur Përroi i Gjipesë.
Veç autorit Gerald Shehu, policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar atë për të kryer krimin dhe fshehur gjurmët. Në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti, të cilët gjithashtu janë punonjës të hotelit që kishte në bashkëpronësi Gerald Shehu. Qose dhe Larti kanë deklaruar se janë detyruar për të bashkëpunuar në fshehjen e gjurmëve.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)