Një shqiptar kandidat për zgjedhjet federale në Belgjikë, kush është Juxhin Gjoni

8 Qershor 2024 | 15:30

Juxhin Gjoni, është kandidat për zgjedhjet Federale në Bruksel. E takuam përballë parlamentit Europian, ku nuk nguroi të japë mendimin e tij, si politikan, por dhe si shtetas i këtij vendi mbi zgjedhjet në Parlamentin Europian.

“Besoj do të kemi një rritje të ekstremit të djathtë dhe do kemi një rënie te partitë e majta, ekologjike, socialistët. shanset janë pak të vështira. Unë këtu prej 5 vitesh jam kryetar i partisë. Për herë të parë jam në një vend shumë të mirë brenda listës”,-tha Juxhin Gjoni.

Politika e Bashkimit Europian për 4 vitet e ardhshme do ketë një ndryshim totalisht nga çkemi parë deri me sot.

31-vjeçari prej 5 vitesh është pjese e partisë Envea. Një parti që bie ndesh me atë çfarë jeta ka sjellë për të. Një emigrant që kërkon të bëjë ndryshimin, për emigrantët.

“Është pak konservatore, që mban familjen vlerat traditat dhe është çështje emigracioni. Mendoj se problemi fillon nga burimi, pse dikush duhet te iki nga vendi vet”,-tha Gjoni.

E ardhmja për të mund të jetë dhe rikthimi në Shqipëri, ndaj dhe të qenit pjesë e kësaj partive nuk ka qenë rastësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026