Zgjedhjet për PE, hera e parë që nga viti 1979 që Mbretëria e Bashkuar nuk voton
Këto zgjedhje evropiane janë të parat që nga viti 1979 ku Britania e Madhe nuk po merr pjesë.
Sipas mediave të huaja, edhe pse referendumi për daljen nga Bashkimi Evropian u zhvillua në vitin 2016, Britania e Madhe u desh deri në vitin 2020 që zyrtarisht të largohej nga blloku, kështu që në kohën e zgjedhjeve të fundit të BE-së në maj 2019, vendi zgjodhi 73 anëtarë të Parlamentit Evropian.
Pjesëmarrja e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1979, zgjedhjet e para për Parlamentin Evropian që përfshinte vetëm tetë vende që formuan Komunitetin Evropian, ishte 32%.
Rreth 50 vjet më vonë, pjesëmarrja e votuesve në fakt ishte rritur, në pak më shumë se 37%.
Kujtojmë se këto zgjedhje për Parlamentin Europian janë të rëndësishme për të ardhmen e unionit, në një kohë kur paralajmërohet rritje e ndjeshme e partive të ekstremit të djathtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania