Ekskluzive| Beleri zgjidhet eurodeputet, flet për Euronews babai: Fitoi demokracia!

9 Qershor 2024 | 23:05

Babai i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Petro, ka folur në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbin, teksa djali i tij po shkon drejt fitores së mandatit të eurodeputetit, me partinë Demokracia e Re të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Greqi.

Petro tha se nuk po fiton djali i tij, por demokracia shqiptare dhe sipas tij, duhet të festojnë jo vetëm himariotët, por gjithë shqiptarët.

“Jam shumë i nuk fitoi djali im, por fitoi demokracia. Jo vetëm himariotët, por edhe shqiptarët do festojnë. Djali im është në burg, atë e ka drejtësia në dorë. Unë shpresat i kam që ai të dalë, nuk flas dot, s’kam fuqi”, tha Beleri.

Beleri sipas rezultateve të para renditet ndër tre kandidatët më të votuar për eurodeputetë, ku Demokracia e Re e Mitsotakis pritet të marrë 7 vende në Parlamentin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026