Blinken do të shkojë në Egjipt, vizita e 8 në Lindjen e Mesme që nga nisja e luftës

10 Qershor 2024 | 07:52

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të mbërrijë në Egjipt pas disa orësh në vizitën e tij të tetë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gaza.

Blinken pritet të shtyjë planin më të fundit të armëpushimit të SHBA-së, atë që diplomatët e saj po përpiqen të kalojnë në votim në Këshillin e Sigurimit.

Në Kajro, ai do të zhvillojë bisedime me dyer të mbyllura me presidentin Abdel Fattah al-Sisi, një partner kyç i SHBA-së në përpjekjet për paqe. Ai pritet gjithashtu të diskutojë mënyrat për të hapur kalimin Rafah, i cili është mbyllur që kur u pushtua nga Izraeli një muaj më parë.

Blinken më pas do të udhëtojë në Jerusalem për diskutime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. SHBA ka thënë se Izraeli e ka pranuar planin, por Hamasi nuk është përgjigjur zyrtarisht.

Blinken do të vizitojë gjithashtu Jordaninë dhe Katarin përpara se të kthehet të mërkurën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026